Gjyqtarët special pagën mbi 2 mijë euro – vetëm 6 lëndë të kryera

Gjyqtarët special pagën mbi 2 mijë euro – vetëm 6 lëndë të kryera

Nga gjashtë gjyqtarë sa ka gjithsej departamenti Special i Gjykatës së Apelit, vetëm dy prej tyre kanë arritur ta kryen së paku një lëndë gjatë muajit janar, ndërkohë janë katër të tjerë që nuk e kanë përfunduar asnjë rast të vetëm, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas raportit të punës, të publikuar nga vetë Gjykata e Apelit, gjatë muajit të parë të 2020-tës, vetëm dy gjyqtarët, Vaton Derguti dhe Kreshnik Radoniqi kanë raportuar se kanë punuar. I pari ka përfunduar dy raste, ndërsa i dyti një.

Ndërkohë, katër të tjerët, Burim Ademi, Ferit Osmani, Gordana Vlaskoviq dhe Milan Bigoviq nuk kanë arritur ta përfundojnë asnjë lëndë të vetme gjatë këtij muaji.

Përkundër kësaj neglizhence, këta gjyqtarë janë ndër zyrtarët më të paguar në Kosovë.

Paga e një gjyqtari në këtë gjykatë është, 2,200 euro neto. Po ashtu, përveç pagës së majme, këta zyrtarë të Gjykatës së Apelit, e gëzojnë të drejtën të kenë edhe vetura zyrtare.

Aktualisht gjykatat në Kosovë po ballafaqohen me numër të madh të lëndëve të pazgjidhura si dhe me numër jo të mjaftueshëm të gjyqtarëve. /Insajderi.com