Skandal në takimin e drejtuesve të medieve me kryeministrin Haradinaj, Faik Ispahiu bënë sjellje prej pijaneci

Skandal në takimin e drejtuesve të medieve me kryeministrin Haradinaj, Faik Ispahiu bënë sjellje prej pijaneci

Një skandal ka ndodhur në takimin me drejtues të medieve, të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, drejtori i Internews Kosova, partner i BIRN Kosova, Faik Ispahiu, pas konsumimit pakontroll të pijeve alkoolike, kishte filluar që të bëjë gjeste vulgare, duke i ofenduar të pranishmit, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Drejtori gjeneral i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se çka ndodhi në atë takim dhe dehjen e Ispahiut.

Olluri, ka falënderuar publikisht kabinetin e kryeministrit Haradinajt, për durimin dhe sjelljen e mirë ndaj gazetarëve, duke u habitur me sjelljen e tyre ndaj Faik Ispahiu, përkundër fyerjeve dhe sjelljeve vulgare të tij.

Olluri ka shtuar se çdo kabinet tjetër do ta përzënte nga takimi, një person me sjellje vandale.

“Notën 10-she Ramush Haradinajt dhe këshilltarëve të tij: Donjeta Sh Gashi, Meliza Haradinaj, Selim Selimi etj, për tolerancën dhe mirësjelljen e treguar ndaj gazetarëve. Sapo e përfunduam takimin e thirrur nga Haradinaj me drejtues të medieve. Njëri prej neve, Faik Ispahiu, i Internews/BIRN, bënte gjeste idioteske në takim. U pi e u bë dërrasë me taksa të qytetarëve. Bërtiste dhe fyente të gjithë, përfshirë kryeministrin Haradinaj. U befasova nga sjellja e mirë e kryeministrit dhe kabinetit të tij: Çdo kabinet tjetër do ta përzënte nga takimi, një person me sjellje vandale. Mirëpo, për befasinë e mirë, kabineti i Haradinajt e trajtuan mirë”, ka shkruar Olluri.

Noten 10-she Ramush Haradinajt dhe keshilltareve te tij: Donjeta Sh Gashi, Meliza Haradinaj, Selim Selimi etj.Per…

Posted by Parim Olluri on Thursday, 29 November 2018

FOTO: Faik Ispahiu, drejtor i  Internews Kosova, partner i BIRN Kosova