Pas skandaleve të fundit, policia paralajmëron kamera ne stacione policore

Pas skandaleve të fundit, policia paralajmëron kamera ne stacione policore

Arrestimi i tre zyrtarëve policorë dhe suspendimi i katër të tjerëve pas dyshimeve për rrahjen e një qytetari për një gabim në trafik, ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti të vizitojë sot Drejtorin Rajonale të Gjakovës, njofton Insajderi.

Mehmeti ka paralajmëruar vendosje të kamerave nëpër të gjithë stacionet policore nëpër të gjithë Kosovën për të rritur transparencën dhe efikasitetin e policisë.

Derisa ka shpjeguar arsyet e vizitës së tij.

“Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,

Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,

  • Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.
  • Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.
  • Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë”, thekson komunikata./Insajderi.com