Ministria e Infrastrukturës ka thirrur konferencë për media rreth skandalit 2 milionësh.
Konferenca është paralajmëruar të fillojë nga ora 13:30.
“Ministria e Infrastrukturës informon median se sot, e martë (27 tetor 2020), në ora 13:30, organizon konferencë për medie, lidhur me raportimet e mediave për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se vjedhja e 2.1 milionë euro ka ndodhur në linjat buxhetore të Ministrisë së Infrastrukturës. /Insajderi.com