Skandali 2 milionësh: NJë muaj paraburgim për Labinot Grudën

Skandali 2 milionësh: NJë muaj paraburgim për Labinot Grudën

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të dyshuarit, Labinot Gruda, i cili akuzohet për “keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit, pasi i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë dhe të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, njofton Insajderi.

2,077,995.90 euro, dyshohet që ai jashtëligjshëm i ka dërguar në llogari të një kompanie.

Për këtë rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha para Komisionit për Financa dhe Buxhet se “krimi është kryer përmes sulmit kibernetik”./Insajderi.com