“Presim vendim të drejtë, besoj në pafajësinë e të mbrojturit tim”, ishin fjalët e avokatit të Veton Rrecaj pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Labinot Grudës.
Labinot Gruda po dyshohet sesi zyrtar në Ministrinë e Financave “ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke dërguar transaksione të dyshimta”.
Këto transaksione kapin shifrën e 2.1 milionë euro, skandal për të cilin të mërkurën raportoi ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Vendimi për të dyshuarin, Labinot Gruda pritet të merret gjatë ditës së sotme.
Ndërsa avokati i tij tha se shpreson qe “të marr një vendim të drejtë dhe mos t’i caktoj masën e paraburgimit si masa më e rëndë”.
Ai po ashtu theksoi se “nuk ka prova konkrete që e argumentojnë” akuzën ndaj klientit të tij. /Insajderi.coa