Festën me verë dhe meze për 107 vjetorin e Shqipërisë të organizuar nga ambasada e po këtij shteti në Kosovë, s’e ndali as tërmeti shkatërrues që mori mbi 20 jetë. Ministria e Punëve të jashtme vendos të heshtë.
Tek pasi himni shqiptar dhe ai kosovar u intonuan dhe pasi tha se “sot festohet kudo, kudo është flamuri”, Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, kërkoi të nderohen me një minutë heshtje viktimat e tërmetit shkatërrues.
Ngjarja nuk mbaroi me kaq.
Derisa në Shqipëri po vazhdonin kërkimet për trupat e mbetur nënrrënoja – liderët kosovarë, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Behgjet Pacolli bashkë me nikoqirin dhe shumë të ftuar të tjerë vazhdonin festën me verë dhe meze, shkruan Insajderi.
Për këtë pritje nuk është thënë asnjë fjalë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Gazeta Insajderi ka provuar të marrë përgjigje nga zyra e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj dhe nga vetë ai, por deri tashti nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Lexo edhe:
Verë dhe meze – festa absurde e ambasadës në një ditë tragjike
insajderi.com