Skandali me pantentë shofer- Njëri prej të arrestuarve djali i axhës së Avokatit të Popullit

Skandali me pantentë shofer- Njëri prej të arrestuarve djali i axhës së Avokatit të Popullit

Në mesin e të arrestuarve nga aksioni i djeshëm i Policisë për dallaveret me patentë shofer është Haki Jashari.

Haki Jashari, nga Mazgiti është Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Insajderi merr vesh se Jashari dyshohet se ka lëshuar certifikata për kandidatët potencial për patentë shofer.

Burimet e Insajderit kanë bërë të ditur se Jashari është djali axhës së Hilmi Jashari, i cili udhëheq institucionin e Avokatit të Popullit që nga vitit 2015.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë zhvilluar një aksion nëpër disa qendra ku mbahen provimet për patentë shofer.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, e ka konfirmuar për Insajderin këtë aksion.

Raportohet se deri tash janë arrestuar rreth 23 persona, duke përfshirë edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Vetë ministri i Infrastrukturës,  Pal Lekaj ka thënë se nuk është në dijeni për aksionin e Policisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi informacione ende për atë se çfarë ka ndodhur sot. Megjithatë unë e kam ripërsëritur disa herë se Ministria është e hapur për organet e drejtësisë, por pres që ajo të shkoj deri në fund”, ka thënë Lekaj.