Skandaloze: Ministri i jashtëm grek arrin në Shqipëri – liderët kosovarë festojnë në Kosovë

Skandaloze: Ministri i jashtëm grek arrin në Shqipëri – liderët kosovarë festojnë në Kosovë

Nikos Dendias, ministri i Jashtëm grek tashmë ka arritur në Tiranë për ta mbështetur shtetin shqiptar pas tërmetit shkatërrues prej 6.4 shkallësh.

Pavarësisht se tashmë janë shkaktuar mbi 20 viktima – liderët kosovarë kanë zgjedhur të rrinë në Kosovë  dhe ta festojnë 107 vjetorin e shtetit shqiptar, shkruan Insajderi.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë po marrin pjesë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, kandidati për kryeminsitër Albin Kurti dhe nikoqiri Qemal Minxhozi.

insajderi.com