Skandaloze: Mishi i kurbanëve mbahet në gjendje të tmerrshme në depon e Bashkësisë Islame

Skandaloze: Mishi i kurbanëve mbahet në gjendje të tmerrshme në depon e Bashkësisë Islame

Mishi nga kurbanët që ka therë Bashkësia Islame e Kosovës për ndërë të festës, po mbahet në gjendje të tmerrshme në depon e BIK-ut. Pakot me mish të cilat janë duke u shpërndarë tek familjet në nevojë janë  mbanë në depon e saj për ta shpërndarë të njerëzit,

Insajderi ka siguruar fotografi nga mishi në depo dhe mishi që është duke u shpërndarë.

Edhe një javë pas festës së Kurban Bajramit, depoja “Bereqeti” e Bashkësisë Islame të Kosovës, është e mbushur me mish të kurbanëve.

Për ndërë të kësaj ftes theren kurban dhe mishi i tyre u shpërndahet njerëzve në nevojë. Për cdo fest mishi i kurbanëve shpërndahet edhe nga BIK.

Insajderi ka siguruar fotografi të mishit që këtyre ditëve është duke u mbajtur në depon e BIK. Përmes këtyre fotove dëshmohet se në këto temperature të larta mishi ndodhet në gjendje të tmerrshme.

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe është në pritje të një përgjigjeve.