Skandaloze: Qeveria e Kosovës e shuan Institutin për krime lufte

Skandaloze: Qeveria e Kosovës e shuan Institutin për krime lufte

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për shuarjen e Institutit për krime lufte.

Ky Institut ka qenë i specializuar për mbledhjen e provave për krimet e luftës të bëra nga Ushtria e Serbisë, në luftën e fundit në Kosovë.

VIDEO

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një përgjigje për InDoks, ka thënë se shuarja e këtij Instituti është bërë me një vendim të qeverisë, dhe se ka thënë se shumë shpejt, në vend të tij, do të formohet Departamenti për Drejtësëi Tranzicionale.

Tahiri, thotë se me themelimin e këtij Departamenti “do vazhdojë puna dhe menaxhimi i të dhënave për krimet e luftës në Kosovë”.

VIDEO

“Instituti ka qenë i themeluar mbi bazën e një vendimi të qeverisë dhe ka bërë një punë relativisht të mirë por ka qenë e nevojshme që cështja e hulumtimit të krimeve të luftes, dokumentimi i krimeve të luftës dhe të dhënat që mund   të përdoren nga ana e organeve të zbatimit të Ligjit, duhet të rregullohet në mënyrë burokratike. Për këtë arsye, e kemi hartuar dhe miratuar rregulloren e ministrisë së drejtësisë përmes së cilës është dnryshuar formati. Tani nuk ka më Institut por ka një Departament për Drejtësi Tranzicionale, në kuadër të së cilit do të vazhdojë puna dhe menaxhimi i të dhënave për krimet e luftës në Kosovë. Departamenti është në themelim e sipër dhe shumë shpejt do të konsolidohet”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ableard Tahirit për InDoks.

Dokumentari i plotë “Paqe pa drejtësi”

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18) – 27.01.2019

InDoks | Paqe pa drejtësi (+18)Faktori ndërkombëtarë që ruajti eksluzivitetin për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë nuk e ka hetuar si masakër madje as krimin kundër njerizimit në Reçak, e as masakrën kundër familjes Jashari. As edhe shumicën e krimeve të tjera të regjimit serb të Milloshevicit. A ishte e qëllimshme kjo?Drejtësi nuk u soll për këto krime. Por, ndërkombëtarët në vazhdimësi shqiptarëve të Kosovës iu kërkuan që të bëjnë paqe me shtetin serb. InDoks në dokumentarin “Paqe pa drejtësi”, me autor Visar Duriqi , sjell rrëfimin tjetër për krimet e pagjykuara në Kosovë.A kishte mundësi që Shteti i ri i Kosovës ta bënte këtë punë vet? A ka prova të mjaftueshme për të dëshmuar masakrat kundër shqiptarëve në Kosovë? A pati gjenocid në këtë vend? Kush nga EULEX-i tentoi ta sabotonte identifikimin e të pagjeturve të luftës së viteve 1998-1999?Ndërkombëtarët tentojnë ti barazojnë më tutje krimet e regjimit të Milloshevicit me ato të UÇK-së, me Gjykatën Speciale.Por në krejt këtë padrejtësi, një pyetje legjitime rri pezull: A mund të ketë paqe pa drejtësi?Live në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 27 January 2019