“Skenari i Hashim Thaçit çon vendin në trazira sociale e politike – deri në rebelim”

Të enjten Avokati i Popullit e ka dërguar ligjin për pagan në Gjykatës Kushtetuese, ku kjo e fundit e ka pezulluar deri në shkurt të 2020.

“Skenari i Hashim Thaçit çon vendin në trazira sociale e politike – deri në rebelim”

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili këtë vendim e ka quajtur plan të Presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij ky plan do ta dërgojë vendin në trazira.

“Filloi jetësimi i skenarit të Hashim Thaçit me shokë, për trazira sociale e politike në Kosovë deri në rebelim. Aktorë në këtë skenar pa dijen e tyre e joqëllimshëm janë shumë qytetarë të pafajshëm, punëtorë në shëndetësi, arsim, polici, drejtësi, media, politikë, por jo të gjithë , disa janë duke punuar sipas skenarit tani të zbuluar”, ka shkruar ai në  Facebook.

Tutje, Avdyli ka renditu tetë pikat që e përbëjnë këtë plan, duke e cilësuar si një plan i cili do të rikthej klanin PAN dhe Pronto në pushtet.

“Kjo situatë duhet prodhojë debakël institucional e pastaj zgjedhje të reja, rikthim të klanit PAN e pronto në pushtet. Dhe menjëherë ndalje të grevave, qetësi sociale, pagat pa rritje ose me rritje, por me rëndësi pushtetarët e djeshëm në pushtet. A do jeni pjesë e këtij skenari edhe ju ? Shumë vështirë do keni ju punëtorët sektorial të mos jenë pjesë e këtij plani, kur hartuesit e implementuesit e planit do i prekin në djersën e merituar e kafshatën e bukës së fëmijëve. Por dua ta ndaj me ju sa të mos e harroni skenaristët dhe regjisorët e planit djallëzor”, ka përfunduar Avdyli./Insajderi.com