Skender Hyseni kujton kohën kur VV ia kishte sulmuar veturën

Skender Hyseni kujton kohën kur VV ia kishte sulmuar veturën

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga LDK, Skënder Hyseni ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje sulmin që i kanë bërë anëtarët e LVV-së, në kohën kur Hyseni ishte ministër.

“Në kohën time të mirë dhe në veturën time private LVV më ka sulmuar dhe kanë dal me komunikatë e kanë marrë përgjegjësinë.  Nuk kam pranuar të ngritët as padi”, ka thënë Hyseni për RTV 21.

Ai ka thënë se nuk po she prova të mira, nëse LVV ka ndryshuar edhe pse ai thotë se kjo parti ka evoluar.

Ai po ashtu tha se tani LVV e ka një mundësi të madhe për të dëshmuar vetën nëse ka ndryshuar

Në korrik të vitit 2016, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sulmuar me ngjyrë veturën “Audi A6” të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e cila më pas është përplasur me dy vetura të tjera civile gjatë evitimit të “sulmit”.

“Rreth orës 10:23 ka pranuar informacion se sot (22.07.2016) në rrugën “Agim Ramadani” prapa objektit të Komunës së Prishtinës, nga persona të dyshuar është sulmuar-gjuajtur me shishe me ngjyra të ndryshme vetura në të cilën gjendej ministri i Punëve të Brendshme. Si pasojë, vetura e cila ishte në lëvizje, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin nga ngjyra e hedhur në parafrango, vetura në fjalë është aksidentuar me dy vetura civile, të cilat gjendeshin në atë lokacion”, thuhej në njoftimin e Policisë.