Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, besohet se do të udhëtojë në kryeqytetin e Francës, Paris, për t’u takuar me bashkëpunëtorët e presidentit, francez, Emmanuel Macron.
Megjithatë, ende nuk është dhënë një njoftim zyrtar për këtë udhëtim të Hysenit për në Francë e as nuk dihen saktësisht temat e takimit potencial.
Gazeta Online Insajderi.com, e ka kontaktuar Hysenin për ta pyetur rreth takimit që pritet të ndodhë në Francë.
I pyetur se a e ka në agjendë tash shpejt udhëtimin drejt Parisit, Hyseni është treguar i rezervuar në përgjigjen e tij.
“Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë”, tha shkurtimisht Hyseni, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Javë më parë, Hyseni pati një vizitë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com