Skënder Hyseni: Nuk jam pjesë e dialogut

Skënder Hyseni: Nuk jam pjesë e dialogut

Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka komentuar raportimet se është ftuar të jetë pjesë e ekipit negociator për këtë proces, nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Hyseni ka thënë se nuk ka pranuar një ftesë të tillë, dhe se edhe po të ftohej nuk do të pranonte të bëhej pjesë.

Arsye për këtë, ai ka përmendur se nuk beson që kryeministri Kurti “është i vetëdijshëm se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me njohje përfundimtare reciproke si shtete të pavarura është sot prioriteti numër një i shtetit tone”.

“Duke ruajtur integritetin dhe karakterin unitar kushtetues, Kosovës i duhet një marrëveshje për njohje urgjentisht. Pra! Ka shumë rëndësi çfarë flet Kurti. Ai thot ëse dialogu nuk është prioriteti i tij!!! Duket se preferohet zvarritja dhe status-quoja, që unë besoj janë gabime strategjike në dëm të Kosovës, sepse ky është realiteti”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni.

Sipas tij, partitë parlamentare duhet të gjejnë forcën dhe guximin të tejkalojnë lojërat e vogla politike dhe të bashkohen në dialog me Serbinë.

“Zoti Kurti e ka mandatin dhe përgjegjësinë të ndërtojë konsensusin dhe të bëj dialogun. Për aq sa kam parë deri më tani, edhepse e ka mandatin e plotë, kam frikë se Zoti Kurti nuk ka as guxim e as kompetencë që të marr përgjegjësinë për dialogun”./Insajderi.com