
Skender Krasniqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi.
Gjykata shpalli fajtor Krasniqin për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, i cili do të vuaj tri vite e pesë muaj burg, përcjell Insajderi.com.

Gjykata Themelore në Prishtinë
“I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e pesë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.
Skender Krasniqi më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës në të cilën ka banuar, kishte privuar nga jeta djalin e tij.
Si pasojë e plagëve të marra, Albert Krasniqi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./Insajderi.com