Skenderaj: Gjendet një burrë i vdekur në pyll

Skenderaj: Gjendet një burrë i vdekur në pyll

Një person është gjetur i vdekur në një pyll në Skenderaj të shtunën mbrëma, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, viktimën e ka gjetur një dëshmitar, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku.

Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”.

“Skenderaj 26.06.2021-23:00. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në pyll  kishte gjetur  viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com