
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj të premten, pasi i njëjti kishte shkelur vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili ndalon organizimin e tubimeve, shkruan Insajderi.
I dyshuari kishte organizuar aheng në lokalin e tij, ku ishin prezent rreth 80 persona.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Sheshi Adem Jashari, Skenderaj 04.12.2020 – 16:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar një aheng, ku ishin rreth 80 persona present”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com