Skenderaj: Policia mbyll tri lokale të lojërave të fatit

Skenderaj: Policia mbyll tri lokale të lojërave të fatit

Tri lokale në fshatin Likoc të Skenderajt janë mbyllur të martën nga Policia e Kosovës, pasi në to po zhvilloheshin lojëra të fatit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, paisjet që janë shfrytëzuar për lojëra janë konfiskuar, pronarët janë intervistuar, ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mosrespektimin e masave anti-COVID’19.

Njësiti policor gjatë operacionit të zbatimit të mazave Covid-19, ka hasur në tri lokale të hapura dhe në të cilat zhvilloheshin lojëra fati.

Të gjitha lokalet janë mbyllur janë konfiskuar paisjet qe janë shfrytëzuar për lojëra, pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com