Prizreni është qyteti i radhës që nga tash e tutje do të ketë një shtatore të heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, njofton Insajderi.
Zbulimi i shtatores është bërë sot, 108 vjet pas shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se Gjergj Kastrioti ishte shembull për veprimtarët shqiptarë përgjatë periudhave.
“Sot Skënderbeu dhe lidhja shqiptare bashkohen në kryeqyteitin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike, qëllimet e tyre që u copëtuan në konferenca ndërkombëtare por përpjekja e popullit kurrë nuk u shua”, tha Haskuka.