Të dytë kanë kandiduar brenda një liste të përbashkët, të koalicionit PDK-AAK-NISMA. Dhe të dytë kanë një histori të përbashkëta kriminale dhe histori interesante me kryetarin e partisë së tyre, PDK, Kadri Veselin.
Por asnjëri nuk kanë arritur të hyjnë në Kuvend edhe pse të dytë kanë hyrë në lista me përkrahjen e kryetarit Veselit.
Naim Bazaj dhe Skenderbe Hebibi nuk kanë marrë votat që të hynë në Kuvendin e Kosovës, raporton Insajderi.
Bazaj ishte bërë shpëtimtar i PDK-së në Drenas kur në ditën kur kishte planifikuar të shpallte kandidaturën e pavarur për kryetar të Drenasit, u paraqit para elektoratit duke u tërhequr e kësisoj duke i lëshuar radhë Ramiz Lladrovcit, i cili fitoi në balotazh.
Ndërsa Hebibi ishte bërë temë mediale gjatë fushatës kur kreu i partisë, Kadri Veseli, kishte thënë se ky është “Skenderbeu i tij i preferuar që e dëshiron në Kuvend”. Veseli kishte ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili që në njërën nga seancat e “gazit lotsjellës”, Veseli i ishte drejtuar “take it easy Skenderbe” duke e tallur për gjuhën dhe veprimet e Ismailit.
Naim Bazaj ka marrë jo më shumë se 6 mijë e 420 vota ndërsa Skenderbe Hebibi 5 mijë e 253 vota.
E të dytë këta kanë edhe një histori së bashku. Daton qysh para 10 vitesh dhe është histori kriminale.
Naim Bazaj ishte arrestuar gjatë një operacioni të Shërbimit Policor të Kosovës, ku atij dhe Skenderbe Hebibit e Mursel Bilallajt i ishin gjetur një sasi e madhe armatimi, duke përfshirë edhe topa pa dridhje, maska dhe granata antitank.
Atë kohë Bazaj kishte qenë kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Drenas dhe këshilltarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Menjëherë pas arrestimit kishte reaguar edhe ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ibrahim Selmanaj, i cili e kishte shkarkuar nga detyra e këshilltarit politik.
Edhe partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj e kishte përjashtuar nga partia.
“Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për media të enjten, ka njoftuar se për shkak të implikimeve në aktivitete të kundërligjshme dhe në shpërpushje me qëndrimet e vazhdueshme të partisë për rend, ligj, qetësi dhe siguri në Kosovë, e ka përjashtuar nga partia Naim Bazajn, kryetar i deritashëm i Degës së AAK-së në Drenas”, thuhej në njoftimin e AAK që mbanë datën 21 dhjetor 2006.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të asaj kohe, gjatë bastisjes ishin gjetur një sasi e konsiderueshme e armëve, sikurse 116 copa granata artilerie si dhe granata antitank me dhe pa fragmente të kal 75 mm;dy armë automatike (mitrolez)të kalibrit 7.62 PKT; një top pa dridhje të kalibrit 75 mm; 2 granata dore së bashku me mbajtëse të armatimit (gjoksore); një sasi e uniformave ushtarake; disa maska kundër helmit dhe mbi 2500 fishekë të kalibrave të ndryshëm./Insajderi.com