Lajmi se Komuniteti i Myslimanëve në Shqipëri që ka organizuar faljen e namazit në sheshin “Skenderbej” dhe bashkë me këtë ka mbuluar edhe shtatoren e heroit kombëtar mori dhenë duke akuzuar KMSh-në për veprimin.
Por një video e transmetimit LIVE të faljes së namazit shihet qartë se shtatorja e Sënderbeut ishte mbuluar vetëm për qytetarët e shumtë që morën pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, raporton Insajderi.
Live nga ceremonia e faljes së Kurban Bajramit 2017
Posted by Komuniteti Mysliman i Shqipërisë on Thursday, 31 August 2017
Bajram pa Skënderbeun – Shtatorja e heroit mbulohet për Bajram
Videoja LIVE në faqen e KMSH-së në Facebook shpërfaqë pamjet sesi shtatorja e Skënderbeut shihet qartë në krah djathtë të skenës nga ku kanë folur drejtuesit kryesor të myslimanëve në Shqipëri.
Por shtatorja e Skënderbeut ka qenë e mbuluar vetëm në ballore duke vendosur dy ekrane gjigante nga ku transmetohej direkt falja e namazit.
Skënderbeu mungon edhe në fotografitë zyrtare të Komunitetit Mysliman në Shqipëri
KMSH ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me këtë veprim. Insajderi ka tentuar të kontaktoje drejtuesit e këtij institucioni por qasja e tyre ka qenë e pamundur./Insajderi.com