Kush i kundërshton vendimet e partisë, s’merr pozita udhëheqëse, thotë Isa Mustafa.
Lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka deklaruar se ata që i kundërshtojnë vendimet e partisë nuk mund të marrin pozita udhëheqëse brenda strukturave partiake, njofton Insajderi.
Mustafa i bëri këto komente i pyetur për qëndrimet e fundit të Vjosa Osmanit dhe mundësinë potenciale që ajo të vije në krye të partisë.
Por, Mustafa ishte i prerë. Tha se mospasjen mundësi për të udhëhequr me partinë, për ata që fillimisht e kundërshtojnë, e rregullon edhe statuti i partisë.
“Të gjithë ata që kundërshtojnë vendimet e partisë, është e rregulluar me statut të partisë me nenin 14.2 që të tillët nuk mund të mbajnë poste udhëheqëse brenda partisë”, ka thënë Mustafa në Televizionin Publik./Insajderi.com