SKV: Pushteti po vazhdon instrumentalizimin e universitetit

SKV: Pushteti po vazhdon instrumentalizimin e universitetit

Lëvizja studentore për Barazi – Studim, Kritikë, Veprim, ka organizuar sot një aksion simbolik përmes të cilit ka kritikuar zgjedhjet e fundit të mbajtura në Universitetin e Prishtinës.

Aktivistët e kësaj organizate kanë hedhur letra tualeti para hyrjes së rektoratit të UP-së, në kohën kur aty ka qenë duke u votuar zgjedhja e shumicës së anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Flamur Pireva nga SKV, tha se epilogu i zgjedhjeve në universitet “shpjegon dukshëm interesat e pushtetit në universitet.”

“Nga zgjedhjet studentore bartës te parlamentit studentor kemi organizata e lidhura ngushtë me pushtetin dhe SHIK-un.  Kemi zgjedhjet e dekanëve, në përbërjen e secilës janë dy akterë të mëdhenj të keqpërdorimeve të miliona eurove, përmes privatizimit, sikurse është rasti i Bujar Dugollit dhe Ethem Cekut”, ka thënë ai.

Kurse për zgjedhjet e anëtareve të Këshillit Drejtues, Pireva ka thënë se nuk e njohin këtë këshill meqë “e pamundëson autonominë e universitetit.:”

“Sot po zhvillohen zgjedhjet e këshillit drejtues e cili e pamundëson autonominë e universitetit si organ i sipërvendour i senatit, ndërkohë që anëtar e tjerë do të emërohen direkt nga Ministria e Arsimit.  Ne nuk e njohim këtë organ”, ka shtuar ai.

“Sot ne këtë godinë po shtretëzohet edhe me tutje prania e pushtetit në Universitetin e Prishtinës dhe universiteti vazhdon të mbetet i instrumentalizuar prej pushtetit”, ka thënë ai./Insajderi