Sllovakia kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Sllovakia kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Klaus, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme dhe nuk duhet të vihet në tryezë.Ai shton se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të nisin sa më shpejtë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Ne besojmë se të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duhet të fillojnë negociatat së bashku, kështu që është më e lehtë për të dy vendet, por edhe më e lehtë për ne. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ne që të ndajmë përvojat tona, përfshirë ato që kemi pasur në Sllovaki, të cilat nuk janë vetëm pozitive, natyrisht.

Unë jam i sigurt se nëse të dy vendet fillojnë negociatat së bashku, të dy do të bëhen anëtare të BE shumë më shpejt. Ky është qëllimi ynë strategjik në Sllovaki”, ka deklaruar ambasadori sllovak në Shkup Martin Klus.  /Insajderi.com