Sllovenia arreston 69 persona duke u futur ilegalisht – disa janë nga Kosova

Sllovenia arreston 69 persona duke u futur ilegalisht – disa janë nga Kosova

Policia sllovene ka ndaluar dhe arrestuar 69 imigrantë të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë në 24 orët e fundit.

Shumica nga ata që u ndaluan,48, ishin nga rrethi i Koper, Ilirska Bistrica dhe Piran, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani, India dhe Turqia, transmeton Indeksonline.

Mediat sllovene shkruajnë që disa nga të arrestuarit janë nga Republika e Kosovës.

Vetëm disa imigrantë kanë kërkuar azil në Slloveni, ndërsa pjesa tjetër janë dorëzuar në duart e autoriteteve kroate.

Ministria e Brendshme e Sllovenisë  kanë treguar se deri më tani në vitin 2019-të, 5345 persona janë kapur duke e kaluar në mënyrë ilegale kufirin me Kroacinë