Burime të Gazetës Insajderi brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë bërë të ditur se Slobodan Gavriq, është transferuar nga veriu i Mitrovicës në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.
Bashkë me Gavriqin, janë transferuar edhe tre serbë të tjerë të akuzuar për krime lufte, ka bërë të ditur ky burim.
Sipas po të njëjtit burim, ky transferim është bërë në marrëveshje me EULEX-in.
Këta katër persona janë nën mbikëqyrjen e oficerëve serbë në burgun e Sigurisë së Lartë./Insajderi.com