Smarti brendi i parë i cili kalon plotësisht në motor elektrik

Prodhuesi i veturave Daimler ka paralajmëruar se vetura e tij e qytetit Smart me model të do të kalojë plotësisht në motor elektrik me çka do të jetë brendi i parë i cili e ka bërë këtë.

Smarti brendi i parë i cili kalon plotësisht në motor elektrik

Në panairin e veturave të Frankfurtit i cili mbahet prej 11 deri 21 shtator vetura e qytetit do të paraqitet me dizajnë të përmirësuar me dimensione më të vogla të motorit.

Kjo është sepse Smart Fortwo, i cili ekziston si model Cupe dhe Converible, do të paraqitet ekskluzivisht me motor elektrik prej 60 kuaj fuqi dhe shpejtësi deri në 159 kilometra në orë.

Vetura e vjetër me djegie të brendshme do të përfundojë në muze, paralajmëron prodhuesi.

Gjenerata e re të dy modeleve të vogla do të dallohen prej të vjetrave sipas ndryshimit të dukjes së dritave dhe rrjetit të ri të radiatorit.

Brendësia do të jetë e modernizuar me sistemin e ri informativ dhe zbavitës me integrim pa tela dhe me telefon të mençur me më shumë hapësirë për bagazh.

Daimler nuk ka publikuar se kur do të paraqiten modelet e reja të Smartit, si dhe çmimin e tyre./Insajderi.com.