Prokurori i Specializuar në Gjykatën Speciale, Jack Smith, ka thënë se drejtësi duhet të ketë për të gjithë, pa dallim etnie.
Ai citohet në raportin vjetor për vitin 2020 të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar të Kosovës.
“Ne tani po lëvizim në mënyrë të vendosur dhe publike drejt arritjes së drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilët kanë pritur për 20 vjet që personat më përgjegjës për krimet brenda juridiksionit tonë të dalin para drejtësisë”
“Këto viktima janë civilë të kombësive të ndryshme – jo vetëm serbët, por edhe një numër i madh i shqiptarëve dhe romëve të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë të të akuzuarve”, ka theksuar Smith.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucait e Nasim Haradinaj, po mbahen në paraburgim.
Ndërsa, Pjetër Shala është arrestuar gjatë këtij viti.
Ish-krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për “krime lufte”.
Gjykata Speciale ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës, pasi ishte një kërkesë ndërkombëtare. /Insajderi.com