Snapchat lehtëson navigimin me një funksion universal kërkimi

Snapchat e ka bërë më të lehtë navigimin brenda aplikacionit në kërkim të miqve, grupeve, publikuesve dhe historive me një funksion universal kërkimi.

Snapchat lehtëson navigimin me një funksion universal kërkimi

Kompania Snap, ka njoftuar se ka bërë një përditësim i cili përmban funksionin e kërkimit dhe disa shkurtesa të cilat e bëjnë më të lehtë navigimin brenda aplikacionit.

Një funksion kërkimi është komponent standart për shumicën e rrjeteve sociale por për Snapchat përbën një ndryshim madhor. Në fillimet e veta Snapchat u mirëprit nga të rinjtë por shpejt tërhoqi vëmendjen e moshave më të vjetra.

Vitin e kaluar Snapchat mundësoi për përdoruesit realizimin e video dhe audio thirrjeve, butona të rinj navigimi dhe aplikacioni arriti 150 milion përdorues ditorë, shkruan PCWorld.

Ndryshimi i ri pritet të inkurajojë më shumë përdorues që ti bashkohen rrjetit social njëherazi të rrisë shikueshmërinë e reklamave, aty ku Snapchat fiton. Funksioni i kërkimit do të jetë gjithnjë aktivë në krye të aplikacionit.

Përdoruesit mund të kërkojnë miqtë, publikuesit dhe historitë.