Vuçiq kishte në plan që sot, qysh në orët e hershme të vizitonte banorët serbë të fshatit Banjë të Dreniës. Por, ishin banorë të shumtë të kësaj ane ata që në mënyra të ndryshme duke krijuar bllokada, ia pamundësuan këtë vizitë.
Mos realizimi i vizitës në Banjë, duket t’i ketë mbetur merak preisdentit serb, derisa publikisht është deklaruar se herën tjetër gjithësesi do të vizitojë banorët atje.
Pasiqë Vuçiqit, nuk iu lejua hyrja në këtë zonë, ai ja mësyu Mitrovicës.
Policët snapjeristë të Kosovës ishin të pozicionuar edhe në Veri, derisa Vuçiq kishte mbledhur serbët në sheshin “Car Llazar”.
Ndërkohë që forca të shumta të policisë shiheshin edhe në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.