Socialistët internacionalë urojnë Albin Kurtin

Socialistët internacionalë urojnë Albin Kurtin

Përmes një letër urimi, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për zgjedhjen dhe detyrën e tij të re, njofton Insajderi.

Ai e ka përgëzuar Kurtin për “larminë e kabinetit qeveritar tuaj, i cili është një shembull i vërtetë dhe një burim krenarie”.

“Pres që të kemi një bashkëpunim në të ardhmen në ndjekje të qëllimeve të lavdërueshme që këni vendosur dhe idealeve që ndajmë në këtë familje politike globale.

Ju dërgoj urimet tona më të mira dhe respekt të ngrohtë vëllazëror”, thuhet ndër të tjera në letrën e  Socialistëve internacionalë./Insajderi.com