Sokol Bashota, Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci, u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat me të cilat po i ngarkon prokuroria themelore në Pejë.
Sipas aktakuzës të njëjtit në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”.
Ata akuzohen se në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesave në pronësi të Komunës se Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike.
Mbi ish- kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota, po ashtu rëndojnë katër vepra penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare.
Ndërsa ndaj Enver Berishës rëndojnë dy vepra penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare.
Seanca është duke vazhduar me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitareve.