Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka realizuar një sondazh me të rinjtë, ku përmes U-Report, ku 1618 të rinj iu janë përgjigjur sondazhit, ku edhe kanë shprehur qëndrimet për masat parandaluese COVID-19 dhe masat që po marrin ata vetë.
Sipas përgjigjeve që kanë dhënë të rinjtë, shumica po marrin masa për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre, por të rinjtë mendojnë se është e rëndësishme që të gjithë të fillojnë t’i marrin ato masa për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
86% e pjesëmarrësve në anketë besojnë se duke mbajtur maskën ata e mbrojnë veten, të tjerët, ose të dy palët, por vetëm 45% thanë se mbajnë maskë rregullisht në publik, njofton Insajderi.
Disa të rinj janë skeptikë për faktet rreth virusit dhe masat paraprake të nevojshme.
2% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se mbajtja e maskës ka një efekt negativ. 10% e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se virusi nuk është i rrezikshëm apo nuk ekziston. 5% deklaruan se nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë mbrojtëse kundër COVID-19 në 2 javët e fundit. 7% e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se do të vazhdonin të takonin një shok/shoqe të infektuar me COVID-19, pa ndonjë masë mbrojtëse (maskë, dorëza, distancë) – të gjithë prej tyre meshkuj. 26% i konsiderojnë shqetësimet e njerëzve për COVID-19 si të ekzagjeruara. Shumica e U-Raportuesve thonë se janë më të kujdesshëm mbi masat e parandalimit sesa miqtë e tyre? Megjithëse 45% e U-Raportuesve thanë se mbajnë maskë kur janë në publik, ata deklarojnë se e njëjta gjë nuk ndodh kur pyeten për miqtë e tyre, me c’rast shifrat bien në vetëm 16% të miqve të tyre që mbajnë maskë./Insajderi.com