Sondazhet në Mal të Zi tregojnë që Lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj do të marrë dy deputetë në zgjedhjet e 30 gushtit

Sondazhet në Mal të Zi tregojnë që Lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj do të marrë dy deputetë në zgjedhjet e 30 gushtit

Sondazhi i CEDEM nga Podgorica, e bërë nga pesë deri më 12 gusht tregon që Lista shqiptare, Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, në zgjedhjet e 30 gushtit ka mbështetjen e 1,9% të votuesve kurse listën tjetër shqiptare “Bashkë me një za” me 0.4%. Në prognozën e vet, studimi tregon që Listën shqiptare del me rezultat nga 1.1% deri në 2.8% kurse lista tjetër shqiptare nga 0.0% deri në 0.7%.

Parashikohet që lista zgjedhore e partisë së presidentit, Millo Gjukanoviq, të marrë nga 32.4% deri në 38.2% të votave. Pas saj vijon lista proserbe me 22.1% deri me 27.3% të votave.

Në këto zgjedhje, shqiptarët garojnë me dy lista pasi që tentativat e dijasporës dhe faktorit mbarëkombëtar për të përsëritur modelin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dështoi. Pritet që Lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit të fitojnë dy deputetë.

Fushata për këto zgjedhje po bëhet në kushte të kufizimeve nga Trupi Koordinues për Sëmundjet Infektive. Tubimet politike në vendet të hapura lejohen për më së shumti 100 persona kurse në hapësira të mbyllura 50 persona, krahas obligimit të distancës fizike, mbajtjes së maskës gjatë tërë kohës dhe dezinfektimit të duarve. /Insajderi.com