Sondazhi i Albanian Post: 51.3% fiton VV, LDK 15.5%, PDK 13.2%

Sondazhi i Albanian Post: 51.3% fiton VV, LDK 15.5%, PDK 13.2%

Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 51.3% të votave sipas një sondazhi të Albanian Post.  E dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.5%. Partia Demokratike e Kosovës 13.2% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.5%

Këto matje janë bërë nga Albanian Post, kur kanë mbetur më pak se dy javë deri tek zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përpos preferencave momentale për subjektet politike, respodentët janë pyetur edhe nëse “partitë e dalura nga lufta janë fajtore për “dështimin e shtetit”.

51.4% mendojnë që “PO” e 39.1% besojnë që “JO”, të tjerët pa opinion, përcjell Insajderi.

Në sondazhin e publikuar thuhet se mostra ka qenë 1.035 të anketuar.

Marzha e gabimit cilësohet të jetë 1.5%, duke i pasur parasysh variablat e përdorura në të.

Partitë e mëdha politike garojnë pa kryetarët e tyre.

Isa Mustafa nuk kandidon për kryeministër që nga viti 2014, Kadri Veseli po gjykohet në Gjykatën Speciale për “krime lufte” e Albin Kurtit iu ndaloi me verdikt të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë të fundit 46.6% mendojnë që vendimi “nuk ishte i drejtë”, 35.6% besojnë që ishte i drejtë. 16.4% nuk kanë ndonjë përgjigje.

Vlen të theksohet se në sondazh pragun zgjedhor nuk e kalon NISMA Socialdemokrate. Vetëm 1.8% të votave do t’i merrte subjekti politik i drejtuar nga Fatmir Limaj. /Insajderi.com