Sondazhi i Insajderit – cili duhet të zgjedhë i pari postet ministrore, Kurti apo Mustafa?

Sondazhi i Insajderit – cili duhet të zgjedhë i pari postet ministrore, Kurti apo Mustafa?

Gazeta Insajderi ka realizuar një sondazh për atë se kush nga liderët Albin Kurti apo Isa Mustafa duhet të zgjedh i pari postet ministrore.

Për 24 orë kanë votuar 5 mijë e 300 njerëz, prej të cilëve 85% kanë thënë se Kurti duhet të zgjedh i pari, ndërsa vetëm 15% kanë zgjedhur Mustafën.

Ky sondazh është realizuar pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili tregoi shumë më shumë, për atë se çfarë kishin diskutuar me Isa Mustafën.

“Në fillin e bisedimeve Mustafa ka thënë se duhet që ai të zgjedhë i pari. Unë i thash që të parët duhet të zgjedhim ne. Ai tha se duhet të zgjedhë i pari, i thash jo unë duhet të zgjedh i pari. Pyeta se a keni ndonjë ide se si të dalim nga kjo, tha jo nuk kam ndonjë ide. Nuk e di, tha unë duhet me zgjedh i pari”, tha sonte Kurti, shkruan Insajderi.

Më tej, ai ka treguar se i ka propozuar kreut të LDK-së që të veprojnë sipas lojës në tenis, ku i pari do të bënte vetëm një zgjedhje, pastaj i dyti do të bënte dy. Edhe pas kësaj, lideri i VV-së thotë se Mustafa donte të zgjedhtë i pari.

“Pa më dëgjuar deri në fund, tha unë po zgjedhi i pari”.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa as sonte nuk janë marrë vesh për hapin e madh të bashkëqervrisjes./Insajderi.com