“Dominim elekotral”

Sondazhi i publikuar nga VV: Nëse mbahen zgjedhjet Vetëvendosja fiton e vetme mbi 50%

Besnik Bislimi: Nëse bëhen të gjithë bashkë prapë janë pakicë.

Sondazhi i publikuar nga VV: Nëse mbahen zgjedhjet Vetëvendosja fiton e vetme mbi 50%

Lëvizja Vetëvendosje po beson se nëse Kosova shkon në zgjedhje ata do ta fitojnë shumicën e nevojshme për të qeverisur të vetëm, njofton Insajderi.

Sipas sondazhit të realizuar nga kompania “Ubo Consulting”, e të publikuar nga nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, nëse mbahen zgjedhjet në qershor Lëvizja do të fitonte 52.7 për qind, apo 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Shihet një dominim i plotë i LVV-së. E thash edhe më herët se nëse bëhen të gjithë bashkë prapë janë pakicë, e shihni se PDK në sondazhe tashmë ka dal në vendin e dytë para LDK-së edhe pse kanë numër të njëjtë të ulëseve, por në përqindje janë 15.9 respektivisht 15.8 për qind. AAK-ja është diku 8 për qind, apo tetë ulëse. Lëvizja Vetëvendosje ka 52.7 përqind, apo përkthyer në ulëse 56 ulëse”, ka deklaruar Bislimi.

Në publikimin e sondazhit të realizuar nga kompania “Ubo Consulting”, Bislimi tha se marzha e gabimit mund të jetë plus-minus 3 për qind.

Ai bëri të ditur se sondazhi është realizuar në muajin qershor dhe ka përfshirë 1060 respodentë.

Sipas të njëjtit sondazhi lideri i VV-së Albin Kurti ka përkrahje prej 48 për qind për të qenë kryeministër.

Ndërsa përkrahja ndaj qeverisë Hoti sipas tyre gëzon përkrahjen e vetëm 9 për qind të qytetarëve./Insajderi.com