Hulumtuesi Fisnik Halimi, ka prezantuar të gjeturat e një sondazhi që ka paraparë se cila parti mund të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti, transmeton Insajderi.
Halimi ka prezantuar këtë sondazh në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
Sipas sondazhit në fjalë, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë më së shumti vota në këto zgjedhje, gjithsej 41,10 përqind të votave.
LVV u pasua nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.80 përqind të votave, duke lënë në vend të tretë Lidhjen Demokratike të Kosovës me 15.70 përqind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.60 përqind, do të jetë e katërta me radhë sipas këtij sondazhi, ndërsa pas saj vjen iniciativa e Vjosa Osmanit me 3.20 përqind. /Insajderi.com