
Sonte në episodin e ri të “Shënjestër”, mund të ndiqni dokumentarin “Dashurinë pa tarifa, por jo edhe mallrat”.
Nga gjetjet e ekipit rezulton që prodhuesit kosovarë përballen me barriera të shumta kur duan të eksportojnë në Shqipëri.
Por, më së shumti vështirësi has sektori i pijeve alkoolike.
Në Kosovë ankohen se për prodhuesit vendorë ka norma të caktuara për depërtim në tregun e Shqipërisë.
Kjo përkundër dhjetëra marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë nënshkruar gjatë dekadës së fundit.
Të gjitha ato në fokus e kishin; lirinë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Por, çfarë ndodh në realitet? Për këtë sonte nga ora 19:00 ndiqeni dokumentarin “Dashurinë pa tarifa, por jo edhe mallrat”, në Shqip.com, në kanalin zyrtar në Youtube dhe në Facebook.