
Në Kosovë flitet shumë për punësimet partiake e jo ligjore, por si duket realisht e gjithë kjo skemë?
Si punësohen e si ngritën në pozita ilegalisht njerëzit veç pse janë të lidhur me një parti politike?
“N’Shënjestër” do të ndiqni shembullin skandaloz se si partia e vogël Nisma Socialdemokrate ka shfrytëzuar kohën e të qëndruarit në pushtet për të futur një ushtri të tërë njerëzish në mënyrë anti-ligjore në punë.
Gjithashtu, se si janë ngritur në pozita persona krejtësisht të pakualifikuar, për faktin e thjesht se kanë qenë anëtar partie.
Sonte, me fillim në orën 19:00, ndiqeni dokumentarin “NISMA sh.p.k – Makineria e punësimeve ilegale – mbi 100 të punësuar vetëm brenda një ministrie”, në www.shqip.com, në kanalin zyrtar në Youtube dhe në Facebook.