Sonte transmetohet dokumentari “Biznesi me magjinë”

Sonte transmetohet dokumentari “Biznesi me magjinë”

InDoks sonte  do të shfaq dokumentarin e radhës “Biznes me magjinë” në orën 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Në Kosovë ka shumë falltorë, mjekë popullorë, hoxhallarë hajmalish e të tillë që pretendojnë që nxjerrin krijesa mitike si xhindët nga trupat njerëzor. Janë biznese individuale që edhe pse merren me pacientë Ministra e Shëndetësisë nuk mund ti inspektoi. Ata, në bazë të videove që i publikojnë së paku duket që i torturojnë pacientët e tyre, nëse jo edhe më keq. Të tillët bien në duart e shteti veç kur kapen me shumë para, siç ndodhi me “Burdushin”.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.