Ambasadori amerikan Richard Grenell, i emëruari special për dialogun Kosovë-Serbi, si pe" />

Sonte transmetohet dokumentari “Little Trump”

Sonte transmetohet dokumentari “Little Trump”

InDoks sonte transmeton dokumentarin “Little Trump” në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Ambasadori amerikan Richard Grenell, i emëruari special për dialogun Kosovë-Serbi, si person është shumë kontrovers. Si politikan problematik. Si ambasador, jo krejt i dëshiruar.

InDoks në këtë episod do të trajtojë prapaskenat e bisedimeve mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë. Se sa mund ti shkrijë bisedimet e ngrira ambasadori Grenell, dhe do të ndiqni një profil se kush është ‘Trumpi i Vogël’ që e ka marrë në dorë këtë mision.

Derisa është i pamëshirshëm në komunikim publik, por i fuqizuar me pushtet edhe direkt nga Trumpi, a mund të i bëjnë ballë politikanët kosovarë që kundërshtojnë marrëveshjen finale me Serbinë nëse aty përfshihet edhe shkëmbimi i territoreve? A do të mundet Albin Kurti, nëse bëhet Kryeministër, që të flasë me të për përmbajtje të bisedimeve, apo do ti dorëzohet arrogancës e pushtetit të Grenellit? A do të guxoi që me të, të përballet Ramush Haradinaj që është komplet kundër heqjes së taksës e shkëmbimit të territoreve? Janë pyetje që marrin një përgjigje nga historia e tij në Berlin: Politikanët e Gjermanisë 80 milionëshe u dorëzuan para Grenellit.