Sonte transmetohet dokumentari “Mafia e Durrësit që tmerroi një komb”

Sonte transmetohet dokumentari “Mafia e Durrësit që tmerroi një komb”

Sonte në ora 20 : 10 transmetohet dokumentari ” Mafia e Durrësit që tmerroi një komb” , në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Tërmeti I nëntorit në Thumanë e Durrës, disa prej ndërtesave të larta i ktheu në rrënoja. La mbi 50 të vdekur. Shumë ditë operacion kërkim-shpëtimi.

Ky termet më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Narko-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim-shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet? Pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?

Këtu mund ta shihni PROMON