InDoks sonte transmeton dokumentarin "Polici e dhunshme" në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi. Dhunë në protesta. Dhunë ndaj " />

Sonte transmetohet dokumentari “Polici e dhunshme”

Sonte transmetohet dokumentari “Polici e dhunshme”

InDoks sonte transmeton dokumentarin “Polici e dhunshme” në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Dhunë në protesta. Dhunë ndaj qytetarëve edhe kur i ndalojnë në trafik. I dhunojnë edhe kur i fusin në stacion. I dhunojnë kur kundërshtojnë arrestimin, por edhe për pikë tëqejfit.

Rasti i dhunimit të qytetarëve që po festonin në Shtime, dhe i njëqymyrtari me duar të lidhura në stacionin policor në Gjakovë, më shumë se çka do tjetër, Policinë e Kosovës e shpërfaqin si një polici të dhunshme.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell video ekskluzive që dëshmojnë këtë fenomen. Edhe rikujton raste kur policët kosovarë vranë njerëz brenda stacionit. Shifrat që dalin nga kërkimet për këtë emision janë shqetësuese. Ndëshkimet janë banale. Qytetarët janë të frikësuar nga forca që duhej ta shihnin si institucioni që do ti mbronte.