Sot arrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

Sot arrijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri , Ogerta Manastirliu ka deklaruar së sonte pritet të vijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri, shkruan Insajderi.

Ajo po ashtu bërë me dije se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash.

“Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshmëri në programin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Shkozës, në periferi të Tiranës.

Manastirliu tha se përgjatë periudhës së verës do të jenë derë më derë, për të vaksinuar qytetarët me njësitë e lëvizshme, edhe në ato zona ku aksesi ka qenë i pamundur deri tani.

“Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu./Insajderi.com