
Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se nga sot do të bëhet pagesa e skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj.
Pagesa po bëhet disa ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të pandemisë Covid-19. Nga kjo skemë përfitojnë përkatësisht 24.967 familje.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se në zbatim të pakos emergjente (pika 1.1) si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve (Nr. 38/2020), përfituesit e skemës së ndihmës sociale marrin pagesë të dyfishtë edhe për muajin prill 2020, duke bërë që vlera totale e pagesës së dyfishtë për këtë muaj të jetë 5,251,027.50 Euro”, thuhet në njoftim.