Me anë të një njoftimi për media, është bërë e ditur se 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen sot.
Varrimi i tyre do të bëhet (sot, e enjte) me namazin e Ikindisë në orën 14:52, në varrezat e fshatit Cernicë.
E dyshuara për vrasjen e 4 fisht Valdete Bllaca që vrau edhe veten, ishte trajtuar tek psikologu. Arma zyrtare i ishte marrë.
Një zyrtar policor po e ruan shtëpinë e familjes që të martën i vdiqën 5 anëtarët e familjes.
Në këtë shtëpi banimi që u kthye në zonë krimi pasi vajza e vetme e shtëpisë, policja Valdete Bllaca dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.