Sot betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Sot betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Ceremonia e betimit te rekrutëve të rinj do të mbahet të premten e 22 tetorit, njofton Insajderi.com.

Kjo ceremoni pritet të mbahen në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Skënderbeu”, në Ferizaj.

Pjesëmarrës do të jenë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ndërkaq, gjatë së enjtes, ministri Mehaj ka njoftuar se është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Sipas tij, ky është konkursi me numrin më të madh të ushtarëve.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tash”, tha Mehaj në një konferencë për media.

“I ftoj të gjithë të rinjtë e të reja nga të gjitha komunitetet, pa dallim, që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, shtoi ai. /Insajderi.com