Sot dhe nesër mblidhet Grupi Punues i KE-së lidhur me vizat e Kosovës

Sot dhe nesër mblidhet Grupi Punues i KE-së lidhur me vizat e Kosovës

Sot dhe nesër do të mblidhet Grupi Punues i Këshillit të Evropës për të diskutuar lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në prag të këtij diskutimi, Presidenca çeke ka dërguar një ‘dokument ndërinstitucional’ në të cilin tashmë është paraqitë kërkesa e Francës qysh në takimin e parë ku u diskutuat për këtë proces.

Franca ka kërkuar që hyrja në fuqi e një vendim eventual për vizat e Kosovës të bëhet me kushtëzimin e që të hyhet në fuqi Sistemi Evropian i Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Ky kushtëzim është kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij grupi punues me 13 tetor të këtij viti.

Siç kanë raportuar mediat, ka pasur raporte se ky sistem është mbështetur nga se paku katër vende të Evropës, siç janë: Suedia, Belgjika, Holanda, Spanja.

Sistemi digjital ETIAS i cili tani është kusht i ri për Kosovën në procesin e regjimit të vizave, ka për qëllim evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë Bashkimit Evropian në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.

Kujtojmë se, Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizje të lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Më 12 tetor, Komisioni ka lëshuar edhe një dokument, ku ka theksuar se rekomandimi i tij “mbetet plotësisht i vlefshëm”.

Nga Republika Çeke, e cila mban presidencën e Këshillit Evropian deri në fund të vitit 2022, kanë thënë disa herë se shpresojnë ta zgjidhin çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë mandatit të tyre. /Insajderi.com